Deutschkurse in München
    
ASL
 
   Internationale
Sprachenschule 

Deutsch English Français Español Italiano Português Brasileiro Svenska Polski ??????????? 国語 Srpski Türkçe Română Shqipe 한국어


Kurse integrimi

 

        

          

     

     

    Kurset e gjuhes per integrim „Gjermanishtja gjuhe e dytë sipas ligjeve te reja te integrimit"

    Nga Marsi i vitit 2005 ASL njihet nga zyra Federale e Integrimit dhe e Refugjateve (BAMF),si mbeshtetese per kurset e integrimi t "Gjermanishtja si gjuhe e dyte". ASL i ofron keto forma te reja te kurseve intensive te gjuhes gjermane dhe i zbaton ato sipas porosise se BAMF.


    Per ke jane menduar kurset e integrimit?

    Ne keto kurse mund te marrin pjese te huaj,te ardhur e vitet e fundit, kontigjent i refugjateve dhe azilanteve, te cilet zoterojne nje leje qendrimi dhe duan te jetojne gjate ne Gjermani.
     


    Cfare eshte nje kurs integrimi?


    Cdo kurs integrimi perbehet nga nje kurs intensiv gjuhe qe ka gjithsej 600 ore mesimore nga 45 minuta secila ore dhe te ashtequajturin „kurs integrimi“ qe ka 30 ore mesimore nga 45 minuta secila.

    Kursi i gjuhes ndahet ne nje kurs baze qe ka 300 ore mesimore dhe nje kurs ndertimi qe ka gjithsej 300 ore mesimore. Me perfundimin e komplet kursit eshte e mundur dhenia e provimit "Zertifikat Deutsch" , i cili ne kuader te rekomandimeve te pergjithshme europiane (GER) permbush nivelin e gjuhes "B1". ASL eshte e njohur zyrtarisht si qender provimi. Kjo do te thote qe provimet mund te zhvillohen edhe ketu.

    Kursi i orientimit mund te ndiqet dhe i pavarur nga kursi i gjuhes nqs ju zoteroni njohuri te mira te gjuhes gjermane. Ky kurs informon rreth shoqerise, kultures, drejtesise dhe sistemit social te Republikes Federale
    Gjermanë.


    Pagesa: 1,95 € per cdo ore mesimore (1 ore mesimore = 45 minuta)

    Kursi i integrimit kushton 1,95 € per cdo ore mesimore dhe paraprakisht duhet te paguhen 100 ore mesimore (100 €) per regjistrim. Ata qe kane perkrahje sociale dhe te papunet mund te bejne nje kerkese per leshim te taksave te kursit dhe materialit mesimor.

    Pjesmarresit ne kurs qe nuk kane kete perkrahje sociale duhet te paguajne 3 € per cdo ore mesimore dhe vetem heren e pare nje tarife regjistrimi prej 20 €.

    Kurset, oret mesimore, numri i oreve mesimore dhe fillimi i kurseve te integrimit

    Kurset Koha e mesimit Oret e mesimit Fillimi
               
    Kurs ditor Tipi A 08.45 – 13.00  25 per 1 javë alle 4 Wochen

    Kurs ditor Tipi  B  

    14.30 – 18.00  20 per 1 javë alle 4 Wochen
    Kurs mbremje 18.30 – 20.45 12  per 1 javë alle 4 Wochen
           
          Tel. 089-33 28 25

     

    Nqs nje pjesemarres zoteron njohuri te maparshme,mund te ngjitet dhe nje ne nivel me te avancuar ne kurs. Integruesit e rinj qe nuk vijne nga shtetet e (EU) mund te bejne nje kerkese per leje ne kurset e integrimit tek (Kreisverwaltungsreferat München (KVR), Ruppertstr.19, ose tek Landratsamt)

    Nqs ju keni kohe qe jetoni ne Gjermani mund te beni kerkesen per leje ne kurset e integrimit direkt tek zyra federale e emigrimit dhe refugjateve (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge BAMF) Boschetsriederstr.41, 81379 München.

    ASL ju keshillon nqs ju keni pyetje te metejshme dhe gezohet per viziten tuaj.